Butrinti: arkeologjia që tregon historinë tonë
Nga grekët e lashtë te osmanët, parku arkeologjik i Butrintit është një palimpsest i qytetërimeve mesdhetare.

I themeluar sipas mitit nga trojanë në arrati, Butrinti ka qenë qendër ilire, koloni romake, qytet bizantin dhe fortifikim venecian.
Mozaikët e ruajtur, baptisteri paleo-kristian dhe teatri grek e bëjnë vendin një laborator të hapur për albanologjinë dhe historinë e Mesdheut.
Sot puna shkencore vazhdon nën përkujdesjen e Butrint Foundation dhe Institutit të Arkeologjisë, që kanë publikuar dhjetëra studime në dekadën e fundit.


